Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar rezistencën heroike të familjes Jasahri me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci u shpreh se gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, qielli mbi Prekaz do të nxihej për tre ditë rresht nga tymi i pa numër predhave të hedhura mbi luftëtarët e lirisë dhe mbi shtëpitë e Prekazit, shkruan Arbresh.info.
Kjo qëndresë e armatosur, sipas tij, do tu jepte atyre tre ditëve epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Shaban Jashari me të bijtë Ademin e Hamzën dhe anëtarët e tjerë të familjes, në mëngjesin e 5 marsit, e nisën luftën duke dhënë shembullin e një rezistence totale, deri në frymën e fundit: për lirinë e Kosovës. Gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, qielli mbi Prekaz do të nxihej për tre ditë rresht nga tymi i pa numër predhave të hedhura mbi luftëtarët e lirisë dhe mbi shtëpitë e Prekazit. Qëndresa e armatosur tre ditore dhe lufta heroike e familjes Jashari në Prekaz, do tu jepte atyre tre ditëve epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shkruar ai.
Ministri Maqedonci u shpreh se lufta e Jasharëve të Prekazit është kthyer në burin frymëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në luftën e tyre për liri, duke u trashëguar deri te ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Që nga atëherë para 26 viteve dhe deri sot, rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në luftën e tyre për liri, duke u trashëguar deri te ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionin e tyre për ta ruajtur këtë liri. 26 vjet përpjekje për ta kultivuar luftën e drejtë për liri dhe për ta frymëzuar me të luftën për shtetndërtim. 26 vjet Epope e UÇK-së: 26 vjet lavdi!”, tha mes të tjerash Maqedonci./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?