Google ADS

Maqedonci: Kryeministri Kurti ka vlerësuar që unë të jem në listë për deputet, unë kam shfaq vullnet

11:46 | 11 Dhjetor 2024
R J

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të vazhdojë të merret me politikë pas përfundimit të këtij mandati.

Ai ka treguar se a do të jetë pjesë e listës për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

“Normalisht që qëndrimi im politik lidhet me qëndrimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyeja se pse jam ministër i kësaj qeverie është se përveç tjerash përputhet me programin pikërisht të LVV-së”.

“Unë do të jem i gatshëm që të ndjek edhe rrugën politike, e di që për një periudhë të gjatë kam qenë pjesë e aspektit të profesionit ushtarak, mirëpo tani pa uniformë vlerësoj që mund të jem edhe në politië”.

“Vlerësoj se kryeministri Kurti ka vlerësuar që unë do të jem në listën për deputetë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Besoj që po, është vendimmarrje e kryesisë, unë kam shfaq vullnetin që të jem pjesë e listës”, ka thënë Maqedonci. /Klankosova.tv

Të ngjashme