Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se sot filluan rrugëtimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës 20 kadetë të rinj, oficerë të ardhshëm.
Me atë të një postimi në Facebook, ministri shprehet se është emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë tanë me vullnet e përkushtim të hekurt që betohen t’i shërbejnë atdheut.
“Nuk kam se si ta fsheh krenarinë që ndiej për ta në secilin hap të tyre. BETOHEM, tingëllon ndryshe kur përçon vendosmëri përveçse individuale dhe grupore”, shkroi Maqedonci.
Tutje ai tregon se si në veçanti në ceremoninë e sotme i ngeli në mendje gjyshi i njërit prej kadetëve, i cili teksa ia kishte uruar betimin e nipit, i tha: “Zemra mal mu ka ba, për atdhe sot isha vesh edhe unë si ushtar, por mosha…”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...