Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se Kosova ka bërë hapa të mëdhënj në përafrimin drejt NATO-s.
“Së pari si vend demokratik që është edhe parakushti themelor, Kosova e plotëson parimin bazë të gjitha vendeve të NATO-s si vend demokrati. Vend që iu ka vlerësuar demokracia dhe normalishit është edhe vetë shtetndëritmi i Kosovës është në mbështetjen që e kemi pasur nga vendet e NATO-s dhe vendet perëndimore pra në aspektin politik, kushtetues dhe formësimit si shtet ne kemi bërë hapa të jashtëzakonshme në përafrimin e vendit në NATO”, tha ai për rtv21 duke shtuar se edhe në aspektin e mbrojtjes, Kosova ka ndërtuar një forcë e cila është e ndërtuar në përputhje me standartet e NATO-s.
Maqedonci shtoi se Kosova të gjitha blerjet e sistemit të armatimit të FSK-se bëhen nga vendet e NATO-s.
I pari i Mbrojtjes tha se Kosova mund të bëhet pjesë e NATO-s edhe pa qenë pjesë e organizmit të partneritetit për paqe. Pasi që sipas tij partneriteti për paqe ka qenë fazë tranzitore për vendet komuniste para se të bëheshin pjesë e NATO-s.
Maqedonci theksoi se stagnimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO vjen edhe si pasojë e vendeve mosnjohëse.
Mirëpo, sipas tij mospajtimet e Qeverisë me ShBA-të nuk ndikojnë në anëtarësimin e NATO-s.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...