Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka pohuar se deri në fund të këtij viti do të kryejnë këstin e dytë.
“Sa i përket sistemit “Javelin”, Ministria e Mbrojtjes është duke vazhduar me procedurat për prokurimin, pra interferimin e këtyre pajisjeve, sistemeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës”.
“Në mars të këtij viti kemi ekzekutuar këstin e parë dhe pagesës për sistemin ‘Javelin’, deri në fund të këtij viti do të ekzekutojmë edhe këstin e dytë për sistemin ‘Javelin’ dhe mund të them me përgjegjësi të plotë se jemi në rrugën e duhur që të kemi këtë sistem në kohën e duhur në inventiarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.
Më 11 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave “Javelin”, që kap vlerën e 75 milionë dollarëve.
Nëse gjithçka do të shkojë mirë, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë në radhët e arsenalit të vet, 246 raketa anti-tank “Javelin”, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /KlanKosova/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...