Maqedonci: Komandant Katana ishte shumëdimensional, kujtimet për të të veçanta

17:37 | 24 Qershor 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të rënies të heroit të Kosovës Agim Ramadani, Komandant Katana.

Kjo akademi përkujtimore është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe është mbajtur në Cyrih të Zvicrrës, shkruan Arbresh.info.

“Agimin e takova për herë të parë në Tiranë në 1998 ku isha duke ndjekur ligjëratat teorike ushtarake. Agim Ramadani, Komandant Katana ishte shumëdimensional: ushtarak e letrar, piktor, intelektual e familjar!
Prandaj kujtimet për të janë gjithmonë të veçanta sikur edhe të dëshmorëve tjerë!”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Mes miqsh të ditëve të vështira, ndamë edhe momentet e këndshme nga kjo periudhë.”, ka shkruar në mes tjerash ministri Maqedonci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme