Google ADS

Maqedonci: Kadetët e QSU-së përfunduan me sukses ushtrimin “Guximi i Palëkundur”

23:44 | 29 Prill 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) përfunduan me sukses ushtrimin fushor të emëruar “Guximi i Palëkundur”.

Sipas tij, gjatë këtij ushtrimi, kadetët e 4 viteve praktikuan dhe u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së, shkruan Arbresh.info.

“Ky ushtrim u përcjellë me motiv dhe angazhim të lartë nga kadetët, i cili dëshmon përkushtimin e tyre në realizimin e misionit të QSU-së”, ka shkruar Maqedonci në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme