Google ADS

Maqedonci: Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer

22:17 | 12 Shkurt 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se sot ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit të SHBA-së për kërkesën e Kosovës për të blerë sistemin anti-tank Javeline.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci theksoi se anë në pritje të ofertës nga ana e SHBA-së, shkruan Arbresh.info.

“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë”, ka shkruar ai.

“Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen.”, shtoi ministri Maqedonci.

Ndër të tjera, ai tha se pajisja e FSK-së me sistemit Javeline tashmë është fakt i kryer./Arbresh.info/

Të ngjashme