Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së kjo medalje iu dhurua në shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe fuqizimin e ushtrisë së shtetit tonë, përcjell Arbresh.info
“Kjo medalje, më bën të kujtoj me krenari, zbarkimin e parë historik, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të ushtarëve të FSK-së, përkrah Ushtrisë Amerikane. Bashkëzbarkimin e parë përkrah ushtrisë Britanike, ndihmën për Turqinë me rastin e termetit. Krijimin me ligje forcave speciale te FSK-së , futjen e edukatës së sigurisë për rininë tonë”, shkroi Mehaj.
“Rritjen e jashtëzakonshme të buxhetit të FSK-së deri ne 2% të GDP-së, avancimin e politikave të mbrojtjes si dhe kornizës ligjore për mbrojtje dhe siguri, blerjet ushtarake ,marrëveshjet shtet me shtet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, përmes fuqizimit të aleancave dhe partneritetit me shtetet e NATO-s”, shtoi ai.
Mes tjerash, ish-ministri ka falënderuar të gjithë Qeverinë për bashkëpunimin
“Gjatë punës sime së bashku me gjithë qeverinë e RKS-së, ministrinë, shtabin e FSK-së dhe te gjithë kabinetin ku kam shërbyer si Ministër i Mbrojtjes, I falenderoj per punën ekipore dhe sakrificën e tyre”, tha Mehaj.
“Kjo medalje më jep edhe një detyrë më shumë, për t’i shërbyer atdheut dhe për të përmbushur me zellin dhe dinjitetin më të lartë amanetin e Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë, për lirinë që ne e gëzojmë sot”, tha Mehaj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...