Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se falë angazhimit të presidentes, Kosova është bërë një fole e temës për gratë, paqen e sigurinë. Ai tha se në rrugëtimin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi, kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi.
“Në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashuria bëhet forca e vetme shtytëse për t’i bërë ballë gjithçkaje”, tha Maqedonci.
Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Ushtria Çlirimtare ku ka edhe fillet gjithë struktura e ushtrisë sot, nuk e përbëhej vetëm nga burrat, por ishin gratë që iu bashkuan fronteve të luftës si ushtare, disa si mjeke, infermiere e vullnetare përgjegjëse për furnizim të ushtrisë me ushqim e që tha se kanë shpëtuar mijëra jete.
“Xhevë Lladrovci, Myrvete Maksutaj, Hyrë Emini , Yllka Domi janë vetëm disa nga gratë dëshmore që luftuan me të njëjtën forcë e vullnet deri në momentet e fundit të jetës së tyre”, tha në këtë ngjarje Maqedonci .
MInsitri përmendi mbi 20 mijë gra të dhunuara në luftën e Kosovës që agresori e përdori si armë lufte.
“Ashtu siç ka ndodhur në luftën e Bosnjës, edhe në Kosovë gratë e vajzat kanë qenë ato që kanë përjetuar mizoritë e luftës. 20 mijë është numri i viktimave të sulmeve seksuale në Kosovë, ngase ashtu siç ndodhë sot në Ukrainë, agresori këtë lloj torture fizike e psikologjike e ka përdorur si armë lufte. E derisa po vazhdon lufta në Ukrainë, në vitin 2022 patëm rastin të shohim demonstrata revolucionare të grave në lindjen e mesme në Iran e Afganistan. Kriza e vetme nuk është lufta në Ukrainë, por është edhe Irani. Mohimi i të drejtave është si vdekja në lëvizje të ngadaltë”, deklaroi ai.
Maqedonci tha se ministria që drejton ka bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e grave në FSK.
“Për mua si ish-ushtarak është shumë familjare shprehja: Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë. Andaj Ministria e Mbrojtjes përgjatë viteve ka bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e grave në FSK dhe përgatitjen e tyre në aspektin profesional përmes ofrimit të shkollimit të tyre brenda vendit e në akademitë ushtarake më prestigjioze në botë”, shtoi ai.
Tutje Maqedonci tregoi se gratë e vajzat në uniformë marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e FSK-së duke përfshirë ushtrimet dhe operacionet reale.
“Në FSK janë të angazhuara aktualisht rreth 10 për qind janë gra ushtarake në të gjitha hallkat e strukturës së forcës. Nuk është shifër e keqe, megjithatë synimi është që përfshirja e grave në ushtri duhet të rritet sepse besojmë thellë që si burrat edhe gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë njëjtë për të. Padyshim që realizimi i këtij synimi është i vështirë, ngase vazhdon të ekzistojë një paragjykim sa i përket ushtrisë si profesion për gratë”, tha ai./rtk
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...