Më 17 prill në një takim të mbyllur në OKB do të merret në shqyrtim një projekt rezolutë që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes së Kosovës tha në një intervistë për Euronews Albania se rezoluta duhet të votohet jo vetëm për gjenocidin që Serbia ka kryer në Bosnjë por edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
“Vuçiç dhe politika serbe me vite të tëra janë krah Rusisë dhe njëkohësisht proklamojë se janë të interesuar për integrimin në BE, në vetvete Serbia vazhdon të jetë autokratike dhe vazhdon lidhjet me federatën ruse, në të njëjtën kohë pretendon se synon BE.
Vuçiq krahas zhvillimeve të luftës Rusi- Ukrainë, pret një rezultat për të marrë qartë anë. Nuk përjashtohet asgjë (sulm) derisa në kushtetutën e republikës së Serbisë, Kosova mbetet pjesë e saj, derisa nuk e njeh si shtet të pavarur, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kur Vuçiç ta shoh të favorshme.
Rezoluta në OKB duhet të votohet jo vetëm për faktin e gjenocidit që është zhvilluar në Bosnjë, por se serbët kanë zhvilluar gjenocid edhe në Kosovë, ku janë mijëra civilë të vrarë vetëm ose kanë pasur një përkatësi tjetër etnike nga ajo e serbëve”, tha Maqedonci.
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...