Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në FSK po trajnon edhe ushtarë holandezë për operacione të kësaj natyre.
Maqedonci tha se është hera e parë që këto trajnime të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe po paguhen duke gjeneruar kështu të hyra në këtë Ministri.
“Dhe së fundmi kemi pasur edhe 66 pjesëtarë të njësive të kërkim-shpëtimit të Holandës të cilët janë trajnuar në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe çka është për t’u theksuar çka mund të jetë edhe ekskluzivitet sepse nuk është thënë më herët nga ne, është që është hera e parë që ky trajnim paguhet nga Holanda”, tha ministri Maqedonci, në emisionin ‘Këndi i Debatit’.
Ai shtoi se kjo qendër e FSK-së po trajnon ushtarë nga shumë vende të rajonit dhe më gjerë.
“Ne zhvillojmë trajnime edhe në Kosovë ku vendet partnere sjellin personel për t’u trajnuar. E kemi Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozotin që është pjesë e gardës kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Disa shtete kanë sjellë personel për t’u trajnuar në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, kemi pas nga Malta, nga Italia, nga Britania e Madhe. Kemi pas personel nga Rajoni pra nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Kemi pas edhe personel që Jordania i ka sjell në Kosovë për t’i trajnuar në Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, kemi edhe personel që vije edhe nga vendet tjera”, tha Maqedonci.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...