Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në T7 ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Ai ka rrëfyer për telefonatën që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti në mëngjesin e 24 shtatorit, ndërkohë që autori i emisionit, Arsim Lani, e ka pyetur edhe nëse ka qenë ushtria e gatshme për të ndërhyrë.
Maqedonci ka thënë se në vazhdimësi bëhen vlerësime të situatës. Gjatë 24 shtatorit, ai ka thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Gjeneralin e FSK-së dhe ka treguar se njësite të FSK-së kanë qenë të gatshme për ndërhyrje nëse do të kërkohej.
“Ne në vazhdimësi bëjmë vlerësime të situatës. Kam qëndruar në kontakt me gjeneral Jasharin. Të gjitha shtabet kanë vlerësuar situatën. Ne kemi njësi në gatishmëri në thirrje, që janë njësi në baza ditorë që janë të gatshme. Në fakt kanë qenë të thirrura, janë të gatshme dhe kanë qenë të gatshme për t’iu përgjigjur situatës nëse kërkohej nga ne”, ka thënë Maqedonic
Ai ka thënë se Ushtria angazhohet në raport me kërcënimin që shfaqet.
“Këto angazhohen në bazë të kërcënimeve”, ka thënë Maqedonci, duke ripërsëritur se ka qenë në gatishmëri.
Ai ka thënë se nëse Policia s’do të arrinte të menaxhonte situatën, atëherë FSK ka qenë e gatshme të zhvillojë operacione për mborjtje të territorit dhe opeacione të tjera, nëse do të kërkohej nga KFOR-I dhe NATO.
“Unë kam ofruar mbështetjen e FSK-së nëse KFOR-I që ka mandat kyc ruajtjen e kufirit, nuk mund të menaxhonte situatën në atë rast. Kemi shprehur gatishmëri tek ta, fatmirsisht Policia e kreu detyrën në mënyrë të mrekullueshme. KFOR-I ishte atje, s’u paraqit nevoja për reagim dhe FSK ka qëndruar në bazat e saj”, ka thënë Maqedonci.
Ministri ka thënë se përgjigja e KFOR-it ka qenë se “nëse do të shfaqet nevoja, do të njoftohen”.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad