Maqedonci: FSK i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit

18:21 | 6 Tetor 2024
E.G

“Ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci e ka deklaruar një gjë të tillë përgjatë panelit për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“6.000 për qind e rritjeve të investimeve në armatim. Është e pa konceptueshme që në periudhën 20218-2020 janë më pak se katër milionë euro blerje të armatimit, e nga 2021-a deri në 2023 janë 238 milionë euro blerje për armatim. Përmes këtyre blerjeve i kemi kursyer miliona euro nga buxheti i Kosovës. Sisteme Bayraktar, sisteme strategjike Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake”, ka thënë ministri i Mbrojtjes./rtk

Të ngjashme