Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar ushtarët amerikan për shërbimin e tyre në Kosovë.
Në Facebook ai ka ndarë disa fotografi nga vizita e sotme, bashkë me presidenten Vjosa Osmani në kampin Bondsteel, shkruan Arbresh.info.
“Në ditën e Festës së Falënderimeve (Thanksgiving), së bashku me Presidenten e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani – Sadriun dhe me Ambasadorin Hovenier, ishim në kampin Bondsteel. Në Festën e Falënderimeve, i falënderuam ushtarakët amerikanë dhe të kombeve të tjera që shërbejnë në Bondsteel, për punën e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë në Kosovë. Ju faleminderit secilit për shërbimin tuaj! Thank you everyone for your service!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...