Maqedonci falënderon Çekinë për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

19:17 | 23 Prill 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim delegacionin nga Republika Çeke, të prirë nga nënkrytari i Senatit të Parlamentit Çek, Tomas Czernin si dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje, Pavel Fischer, shoqëruar nga ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mazánek.

Gjatë takimit u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend dhe po ashtu drejtimet në të cilat mund të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Maqedonci falënderoi delegacionin çek për mbështetjen e pakursyer që Çekia i ka ofruar Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe të integrimit në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht për kontributin e trupave çeke në kuadër të KFOR-it.

“Së bashku mbrojmë vlerat evropiane.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme