Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri Maqedonci e përmbylli me takimin me kryesuesen e komitetit për punë të jashtme të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Sipas njoftimit, të ministrisë, Maqedonci e falënderoi deputetën britanike për angazhimin e pakursyer për të prezantuar të vërtetën për Kosovën dhe kërcënimet që i vijnë vendit nga strukturat e organizuara terroriste dhe para-ushtarake, të mbështetura nga institucionet shtetërore të Serbisë, përcjell Arbresh.info.
“Më pas, ministri Maqedonci e njoftoi znj. Kearns për situatën aktuale dhe rrezikun që paraqet militarizimi i vijës kufitare nga ana e Serbisë si dhe mbështetja e aktiviteteve të grupeve terroriste nga ana e institucioneve të sigurisë të Republikës së Serbisë.”, thuhet në njoftim.
Në fund, diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Ndërkaq Kearns u zotua se do të rrisë maksimalisht angazhimin dhe do të shfrytëzojë ndikimin e saj për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi