Maqedonci e Jashari në Departamentin e Mbrojtjes së ShBA-ve flasin për planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së

13:58 | 14 Janar 2025
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe delegacionin përcjellës u pritën nga Ndihmës-Sekretari i Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, fillimisht Maqedonci foli për sukseset e përbashkëta në aktivitetet dypalëshe, planin e tranzicionit dhe me fokus të veçantë u fol për realizimin e marrëveshjes kornizë ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes, transmeton Arbresh.info.

Kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Më pastaj Gjeneral Jashari diskutoi për aktivitetet e shumta bilaterale ushtarake në mes të dy forcave si dhe për planet konkrete për bashkëpunim dhe bashkëzbqrkim me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Një diskutim tjetër i rëndësishëm ishin hapat e mëtutjeshëm për finalizimin e planit 10 vjeçar të tranzicionit.

“Në anën tjetër Z. Buland theksoi rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve dhe ofroi mbështetjen e Departamentit të Mbrojtjes për rrugëtimin përpara drejtë përmbushjes së objektivave strategjike. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në mes bilateral është në nivel të lartë dhe me hapa konkret për zhvillim të mëtutjeshëm në shërbim të garantimit të interesave të sigurisë të dy vendeve tona”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm