Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin ‘Defense24” në Varshavë, ku është takuar sot me homologun e tij polak, Wadysław Kosiniak- Kamysz.
Maqedonci e njoftoi Kamuszin për 48 bazat ushtarake serbe të vendosura pranë kufirit me Kosovën teksa e informoi edhe rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, përcjell Arbresh.info.
“Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
Maqedonci dhe Kamysz u dakorduan për bashkëpunim në fushën e mbrojtës mes dy vendeve.
“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore. U dakorduam që është tejet e rëndësishme të vendosim bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, u shpreh Maqedonci./Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...