Maqedonci e informon deputetin gjerman me zhvillimet e fundit në FSK

19:31 | 30 Maj 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim deputetin nga Bundenstagu gjerman, Peter Beyer.

Maqedonci theksoi se e ka informuar deputetin gjerman për zhvillimin e FSK-së në vitet e fundit.

“Beyer e informova për zhvillimet e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor mirëpo edhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë sonë”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.

“Njëkohësisht, kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO’s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, shkroi MAqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme