Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se në kuadër të forumit Defense24 që u mbajt në Poloni, është takuar me zëvendësministrin e Lituanisë, Žilvinas Tomkus, zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, ish-ministrin e Mbrojtjes të Polonisë si dhe njëherazi anëtarin e Parlamentit, Mariusz Błaszczak.
Me anë të një postimi në facebook, Maqedonci theksoi se do të vazhdojë me investimin në përputhje me planin operacional, kërkesat dhe nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në margjina të forumit Defense24 që u mbajt në Poloni, pata rastin gjithashtu të takoj zëvendësministrin e Lituanisë, Žilvinas Tomkus, zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, ish Ministrin e Mbrojtjes të Polonisë si dhe njëherazi anëtarin e Parlamentit, Mariusz Błaszczak.
Me zëvendëministrin Sung IL diskutuam rreth formave se si mund të vendosim bashkëpunim ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Ndërsa me zëvendësministrin e Lituanisë, Žilvinas Tomkus, diskutuam rreth formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve, dhe gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Grupit për Mbrojtjen e Ukrainës si pjesë e Koalicionit të Deminimit.
Po ashtu vizitova shtandet e kompanive prodhuese të industrisë së mbrojtjes të cilat prezantonin produktet e teknologjisë së fundit.
Në tre vitet e fundit kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë shumëfish më shumë se pesëmbëdhjetë vitet e kaluara.
Do të vazhdojmë investimin në përputhje me planin operacional, kërkesat dhe nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Që nga viti 2025 do të hyjmë në fazën e tretë të implementimit të PGJT-së. Fazë tjetër, investime të reja./Arbresh.info
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025