Maqedonci dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke flasin për zhvillimin e FSK-së

18:45 | 29 Janar 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë vizitës së tij në Turqi është pritur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Gjeneral Metin Gürak.

Maqedonci njofton se në takim diskutuam rreth situatës së sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin me kontigjentin turk të KFOR-it, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, ministri bën të ditur se u diskuatua edhe mundësitë për trajnime e ushtrime të përbashkëta ndërmjet forcave të të dyja shteteve.

“Sigurisht ndër të tjerash diskutuam dhe për zhvillimin e FSK-së, nevojat për ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe vazhdimësinë e investimit në armatime përmes blerjve shtet më shtet, në të cilin drejtim kompanitë turke mbesin bashkëpunëtor të besueshëm dhe serioz.”, ka shkruar Maqedonci në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme