Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Shefi i Stafit të SHP gjeneral brigade Ilir Qeriqi, vizituan kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) në ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar 2024” që po zhvillohet në rajonin e Gjakovës.
Delegacioni u prit nga Komandanti i QSU-së, Major Mimoza Budeci e cila i njoftoi me aktivitetet, të arriturat, gatishmërinë dhe moralin e lartë të kadetëve të shfaqur në të gjitha aktivitetet të realizuar në kuadër të “Kampit të Avancuar” që njëherësh është edhe ushtrimi vlerësues kulmor për kadetët, ku vlerësohen aftësitë e tyre operacionale dhe taktike në terren.
Ministri dhe komandanti i FSK-së e përgëzuan KOMQSU Major Budeci dhe stafin për organizimin, angazhimin dhe rezultatet e arritura dhe theksuan që ky është një moment i rëndësishëm për të përmbyllur vlerësimet finale të kadetëve për këtë vit akademik.
“Qendra për Studime Universitare ju ofron kadetëve një program shkollimi i cili i përgatit ata që pas diplomimit të shërbejnë si oficer me vlera të larta ushtarake, akademike dhe operacionale. Përmes trajnimit të tyre të vazhdueshëm në fushat e ndryshme si strategjia, taktikat dhe menaxhimi i krizave, kadetët zhvillojnë një vizion të gjerë për të kuptuar dhe përballur me sfidat më komplekse të spektrit të mbrojtjes.
Kadetët janë burim i vyer për Forcën dhe sigurinë duke shërbyer si frymëzim dhe shembull për të gjithë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League