Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, po marrin pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që po zhvillohet sot në selinë e NATO-s në Bruksel.
Takimi drejtohet nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, përcjell Arbresh.info
Për herë të parë, pjesëmarrësve iu drejtua edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili shprehu falënderimin e popullit të Ukrainës ndaj ministrave dhe shefave të mbrojtjes të pranishëm për ndihmën e ofruar vendit të tij.
Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.
Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...