Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.
Sipas njoftimit, Maqedonci i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për mbështetjen e Republikës së Çekisë nëpër të gjitha proceset e shtet ndërtimit si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s, shkruan Arbresh.info.
Dyshja ndër të tjera biseduan lidhur me situatën momentale të sigurisë në vend dhe përkrahjen e shtetit të Çekisë në rrugën drejt Partneritetit për Paqe dhe iniciativave tjera, ku ministri Maqedonci theksoi se kjo është e vetmja mënyrë që garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Gjithashtu, u bisedua për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim në mes të ministrive të mbrojtjes të të dyja vendeve, e cila do t’i hapte rrugë këtij bashkëpunimi.
Nga ana e tij, ambasadori çek, Mazanek, shprehu kënaqësinë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe theksoi se vendi i tij do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik./Arbresh.info/
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...