Maqedonci: Adem Jashari është gjallë në mendjet e zemrat tona

15:16 | 5 Mars 2024
R J

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës , Ejup Maqedonci, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me anë të një postim në Facebook, Maqedonci ka theksuar rëndësinë e sakrificës së familjes heroike Jashari, dukë thënë se Adem Jashari është i gjallë në mendjet e zemrat tona, pasi trimëria e sakrifica e tij dhe e familjës së tij nuk mund të harrohet kurrë.

Postimi i plotë:

Filluam manifestimin treditor të “Epopesë së Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës” në përkujtim dhe nderim të betejës së pashembullt të familjes Jashari dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe datat 5, 6, e 7 Mars janë emblema e qëndresës, e luftës për çlirimin e atdheut deri në vetmohim.

Lufta e komandantit legjendar Adem Jashari, e grupeve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare, qëndresa sypatrembur ndaj okupatorit, e motivi i çiltër për çlirim, ishin arsyeja për të fituar përkrahjen e aleancës së NATO-s, duke i dhënë fund terrorit serb, e dritë shtetit të ri demokratik, Republikës së Kosovës.

Ai është gjallë, i gjallë në mendjet e zemrat tona, sepse trimëria e sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari e familjes së tij nuk mund të harrohet kurrë.

Sot, Adem e Hamëz Jashari, jetojnë në mesin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në krenarinë e vullnetin e hekurt të ushtarakëve tanë që denjësisht bartin emblemën e shqiponjës, mbrojtësitë tanë sypatrembur të lirës dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.

Shtet e ushtri, ishte pikërisht ëndërra e Ademit e Hamzës që është jetësuar e po konsolidohet çdo ditë e më shumë.

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme