Google ADS

MAPL dhe OSBE mbajnë punëtorinë për problemet e pushtetit lokal

07:12 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë organizon punëtorinë me temë “Mësimet e nxjerra për qeveritë e ardhshme lokale – Përvojat nga Kryetarët, Përfaqësuesit e zgjedhur, Shoqëria Civile dhe Komuniteti i Biznesit”.

Kjo ngjarje do të nxjerr në pah problemet e vazhdueshme nga pushteti lokal aktual dhe do të ofrojë një mundësi për shkëmbimin e përvojave, për të ndihmuar kryetarët e ardhshëm të kuptojnë çështjet më urgjente.

Punëtoria do të ndihmoj në shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, ideve dhe zgjidhjeve për të tejkaluar problemet; nxjerrjen në pah të praktikave më të mira të qeverisjes së mirë në nivel lokal dhe shqyrtimin e mundësive për përmirësime  të përbashkëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme