Ministria e Administratës Publike (MAP) ka propozuar një projektligj me qëllim të krijimit të kornizës ligjore për punësim të zyrtarëve publik në institucione të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.
Projektligji për Zyrtarët Publik do të jetë më gjithëpërfshirës krahasuar me legjislacionin në fuqi. Deri më tani Ligji ka patur një fushëveprim të ngushtë dhe nuk ka qenë i qartë në rregullimin e kategorive të nëpunësve jashtë shërbimit civil.
Pasojat kryesore nga kjo praktikë ka qenë përjashtimi i kategorive tipike të shërbimit civil me ligje të veçanta (polici, doganë, shërbim korrektues etj.).
Kjo ka krijuar një sistem heterogjen i marrëdhënies së shërbimit civil e cila nuk siguron barazi e as siguri juridike. Shumica dërmuese e nëpunësve jashtë shërbimit civil marrëdhënien e punës e kanë të rregulluar sipas ligjit të punës i cili nuk rregullon shumë aspekte të saj (rekrutimin, lëvizshmërinë, procedurat disiplinore etj.)
Projektligji i ri për Zyrtarët Publik rregullon edhe çështjen e rekrutimit të nëpunësve civil, të cilët deri tani ka ndjekur parimin një person për një pozitë të lirë, që ka qenë proces me kosto të lartë. Gjithashtu, kjo praktikë ka rritur mundësinë e ndikimit mbi baza politike, familjare dhe personale.
Si rezultat i këtij rregullimi është ulur besimi i publikut në objektivitetin e procedurës së rekrutimit në shërbimin civil, në veçanti, edhe në administratën publike në përgjithësi. Poashtu, ka mbajtur lartë përceptimin për korrupsion dhe keqpërdorimit në administratën publike.
Projektligji për Zyrtarët Publik propozon një fushëveprim të gjerë dhe rregullon marrëdhënien e punës për zyrtarët publik. Ai vendos një sistem të rekrutimit: të bazuar në procedurë rekrutimi me meritë, dhe në një menaxhim profesional të procedurave të rekrutimit që i sigurojnë rezultatet më të mira. Me projektligjin e propozuar do të krijohet një njësi qendrore përgjegjëse për zhvillimin e rekrutimit në grup si dhe komisione përzgjedhëse permanente.
Si dhe, Projektligji për Zyrtarët Publik kompleton kornizën ligjore për disiplinën në shërbimin civil me qëllim të forcimit të përgjegjshmërinë brenda shërbimit civil si një instrument për të sanksionuar shkeljet.
Ky projektligj është pjesë e pakos ligjore të përgatitur nga MAP për të vendosur shtyllat për organizimin dhe funksionimit e shtetit. Ato vendosin rregull dhe sistem për shtetin që nënkupton: përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratë publike për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit Euro-Atlantik.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...