Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se Partia e Albin Kurtit nuk qëndron prapa sulmit ndaj Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i cili u sulmua me vezë sot në qendër të Prishtinës.
Manxhuka ka thënë se dikush po dëshiron të fusë pyka ndërmjet VV’së e LDK’së.
“Ndërlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti është tendence dashakeqe qe për qellim ka futjen e pykës për koalicionin e shpresës. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anën tjetër mirëfilli dihen qasjet tona karshi taksës dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgjë të paqarte këtu”, ka reaguar Manxhuka.
Vetëvendosjes ende s’ka shkruar ndonjë reagim për ta dënuar sulmin ndaj Hotit.
Sulmi i sotëm me vezë ndaj Hotit aludohet se mund të jetë kryer edhe nën direktivat e AAK’së, meqë lideri i kësaj partie para dy dite kishte paralajmëruar se dikush do të ngjyhej me vezë në rast se hiqet taksa.
Ndaj këtij sulmi ndërkohë kanë reaguar e gjithë LDK’ja. Ka reaguar edhe vetë Avdullah Hoti. Sipas tij ata që e kanë orkestruar sulmin e sotëm janë duke provuar që ta mbajnë Kosovën të izoluar.
“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.
Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.
Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.
Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.
Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka potencuar Hoti ne reagimin e tij./Express/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...