Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka prezantuar manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19, dokument ky siç e quajti ai dinamik dhe që do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i rrezikut, shkruan arbresh.info.
Përmes këtij manuali janë dhënë rekomandime për fusha të ndryshme se si të parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Mes tjerash në këtë manual jepen edhe udhëzime se si të veprojmë në raste që mbahen zgjedhjet në këto ditë me pandemi.
“Pastroni dhe dezinfektoni pajisjet e lidhura me votimin (p.sh. makinat e votimit, laptopët,tabletët, tastierat) në mënyrë rutinore. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për të gjitha produktet e pastrimit dhe dezinfektimit”, thuhet mes tjerash në këtë manual.
Kujtojmë që në Podujeve dhe në Mitrovicën e Veriut do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës, pasi që kryetaret e këtyre komunave kanë marrë poste politike./arbresh.info/
Ky është manuali i plotë:
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...