Google ADS

Manuali i dasmave| Hyrja në tunelin dezinfektues e domosdoshme

16:34 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Pas vendimit të Qeverisë për të shtyrë lejimin e mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve kanë reaguar nga Shoqata e Hotelierisë.

Ata kërkojnë nga kryeministri Avdullah Hoti që të lejohen mbajtja e këtyre aktiviteteve me rëndësi siç thonë ata për industrinë më vete, shkruan portali arbresh.info.

Në kërkesën e tyre ata kanë përpiluar një manual se si do të mund të shmangej përhapja e koronavirusit me mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve.

Ndër të tjera në manual është edhe obligative një tunel dezinfektues, shërbimi me maska e dorëza, distanca mes tavolinave eti.

  1. a) Obligative në hyrje të sallës ku mbahet eventi ose ndeja të ketë tunel dezinfektues i cili ka kosto të përballueshme nga pronaret e lokaleve kur fillon ndeja ose dasma të gjithë dasmoret janë të obliguar të hynë në tunel dezinfektues.
  2. b) Punëtoret ose kamarieret do të shërbejnë me doreza dhe do ta kryejnë shërbimin në një tavolinë me diameter 2m në të cilën do të lejohen të ulen maksimum 8 persona, distanca 2m e tavolinës nga tavolina tjetër.
  3. c) Një listë me emra të të pranishmëve në aheng në rast të ndonjë shenje apo dyshimi të virusit të kem adresë për gjurmim dhe këto shënime te ruhen së paku dy javë si dhe lokali afarist të paraqesë se cili punëtor ka shërbyer në ato tavolina.
  4. d) I gjithe stafi do ti t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor si gjithmonë nga mjekët sanitar dhe pajisja me libreza sanitare të punës. Kontrolli nga inspektoriati i punës i shtuar.
  5. e) Obligative dezinfektimi i objektit sallës, kuzhinës e kështu me radhë të vendosen shenjat paralajmëruese për kujdes të shtuar si dhe dezinfektues me bazë alkoholi në salla.
  6. f) Menaxhmenti do të ketë rol kyq dhe të jenë në nivel detyre me qellim te respektimit te masave nga ana e stafit ne mënyrë efektive t’i kontrolloji pikat dezinfektuese brenda dhe jashtë objektit të kujdeset qe ato të jenë të mbushura me produkte si sapun dhe dezinfektues të kujdesen në pastërtinë e stafit si dhe pauza te shkurta kohë pas kohe personat përgjegjës të kontrollojnë zbatimin e masave./arbresh.info/

DOKUMENT| Manuali për mbajtjen e dasmave dhe ndejave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme