Mantelbardhët presin përgjigjen e qeverisë për shqetësimet e tyre

13:17 | 17 Shtator 2021
arbresh.info

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar sot para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës për Ligjin mbi pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, shkruan arbresh.info.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, në një prononcim për arbresh.info, tha se  është një pasqyrë jo e mirë kjo çka po shohim sot.

“Ne i kemi paralajmëru të gjithë se një gjë e tillë do të ndodh, nuk është fare mirë  që mantelbardhët të dalin sot këtu dhe të protestojnë pasi që jemi edhe në kohë pandemie, tash po presim  nëse do reagojnë”, tha Syla.

Kujtojmë që në kohen kur mantel bardhët po mbanin protestë, Kurti gjendet në një konferencë për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme