Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 17 tetorit do të organizojnë një protestë masive, për shkak të mospagesës së shtesave në pagë, sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në komunikatën e lëshuar nga FSSHK-ja thuhet se protesta e ardhshme do të jetë edhe më masive.
“Protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi Pagat me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRON se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021.“
Sindikata i ka bërë thirrje Qeverisë për reflektim.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qytetarit të RKS-së. Kjo Qeveri të reflektojë sepse kuadri shëndetësor-mjek e infermier janë duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh