Manny Pacquiao ka konfirmuar që do të përballet me Conor McGregor në Lindjen e Mesme vitin që vjen.
Zyra e legjendës së ringut konfirmoi që fitimet e Pacquiaos nga ndeshja do t’u dedikohen viktimave të pandemisë së koronavirusit, ku tani boksieri është senator në Filipine, transmeton portali arbresh.info.
Kjo shënon një kthim të bujshëm të luftimeve për McGregor, i cili u tërhoq nga UFC në fillim të kësaj vere, hera e tretë që ai bëri një njoftim të tillë në katër vjet.
Një deklaratë nga zyra e Pacquiao lexonte: ‘Për hir të të gjitha viktimave në Filipine nga Covid-19, Senatori Manny Pacquiao do të luftojë me super yllin e UFC Conor McGregor vitin e ardhshëm.’
‘Pjesa e madhe e të ardhurave të tij do të shkojë për ata që preken në të gjithë vendin nga pandemia.’
Kurse irlandezi McGregor pasi kishte paralajmëruar tri herë për pensionim gjithashtu ka konfirmuar ndeshjen me Manny-n.
“Do të boksoj me Manny Pacquiao në Lindjen e Mesme.
“Do të jetë një nder i vërtetë të kem përballur dy nga bokserët më të mëdhenj të kohës moderne, i frikësuar nga ndeshja”.
McGregor dhe Pacquiao janë dy nga yjet më të mëdhenj luftarakë në të gjithë botën me ish-kampionin e parë ndonjëherë UFC që mban dy rripa në divizione të ndryshme njëkohësisht dhe ky i fundit një kampion bote në tetë pesha në boks./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...