Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për cenim të drejtave të punësimit dhe papunësisë në Ndërmarrjen Trepça SH.A .
Siç bën të ditur prokuroria, rasti ka ndodhur në janar të vitit 2020 dhe tre të akuzuarit dyshohet se, duke mos përfillur procedurat e rekrutimit të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ të MPMS lidhur me rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, kanë kryer veprat në fjalë.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve A.H., E.M., dhe B.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë“, nga neni 219 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Në njoftim thuhet se të pandehurit, në janar të vitit 2020, si anëtar të komisionit për pranimin e punëtorëve të minierën e Trepça SH.A., në bashkëkryerje dhe me dashje kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos përfillur procedurat e rekrutimit të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ të MPMS lidhur me rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik”, thuhet në njoftim, raporton Arbresh.info.
“Të njëjtit, kanë shkelur rregulloren e vlerësimit gjatë intervistimit me gojë të kandidatëve, ashtu që në vend të vlerësimit për çdo pyetje të saktë me njëzet (20) pikë siç rregullohet në udhëzim administrativ, në rastin konkret të pandehurit i kanë vlerësuar kandidatët me nga njëzetepesë (25) pikë për pyetje në total me mbi njëqind (100) deri treqind (300) pikë, duke i sistemuar në vende pune dhe themeluar marrëdhënie të punës me shtatë (7) persona, dhe me këtë veprim kandidatëve tjerë u ka mohuar të drejtën për punësim dhe kushte të njëjta ashtu siç parashihet me ligj”, thuhet tutje në njoftim.
Me këto veprime, sipas prokurorisë, të pandehurit A.H., E.M., dhe B.A., kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe t`i dënojë sipas ligjit./Arbresh.info/
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...