Google ADS

Manipulimi më votat, Haradinaj: Kushdo qofshin ju uroj dënime meritore

11:35 | 8 Mars 2021
V. S.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në facebook, ka ftuar organet e drejtësisë që të merren më rastet ku dyshohet se ka pasur manipulim më votat.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra.

Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore.

Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.

Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta.

RH./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme