Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të shtunën përmes një konference për media kanë njoftuar se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit, ende nuk i përmbushin standarde e parapara sipas udhëzimit administrativ.
Doktoresha Burbuqe Lushi, koordinatore e qendrës së ujit në IKSHPK, ka thënë se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit janë duke rënë ditëve të fundit, por sipas saj ende nuk kanë rënë në vlerën të cilën është paraparë me udhëzim administrativë.Sipas saj, ky ujë nuk mund të përdoret për pije por ai mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si për higjienë personale, higjienë të mjedisit e përgatitje të ushqimit.
Ajo ka theksuar se uji nga resurset e liqenit Batllava si dhe uji nga liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijshëm.Ajo ka shtuar se ngritja e vlerave të manganit është një fenomen natyror që ndodh gjatë ndërrimit të stinëve.
“Analizat e fundit laboratorike ndonëse tregojnë një rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit gjithashtu edhe në rrjetin shpërndarës ende këto vlera nuk i përmbushin standarde e parapara sipas udhëzimit administrativ, cilësia e ujit të destinuar për konsum. Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK në bashkëveprim me KRU Prishtina po bëjnë krejt atë që është në kompetencat e tyre dhe mundësit e tyre që këto vlera të ulen dhe të plotësoj kriteret e parapara sipas udhëzimit administrativ”.
“Ngritja e vlerave të manganit faktikisht është një fenomen natyror që ndodh gjatë stinëve në resurset sipërfaqësore. Me qëllim të informimit të drejt ju njoftoj se nga matjet e fundit laboratorike rezulton se në këto katër ditë të fundit vlerat e manganit janë me datën 7 vlera më e ulët ka qenë 0,19 miligram për litër ndërsa vlera më e lartë 0,40 miligram për litër. Me datën 8 sillej vlerat e manganit prej 0,19 deri 0,35 për litër. Me datën 9 nëntor , 0,17 deri 0,30 miligram për litër. Me datën 10, dje rezultat e fundit janë se vlera e manganit në rrejt sillej prej 00,58 deri 0,19 miligram për litër. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë paraparë se parë vlera e lejuar për përdorim të pijshëm është 00,5 dhe ende nuk është arritur. Ky ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, higjienë personale, higjienë të mjedisit, përgatitje të ushqimit e të tjera. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e liqenit Batllava, si dhe uji nga fabrika në Shkabaj që merr ujin nga liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijëshëm”, tha ajo.
Nushi ka folur edhe për ndikimin që ka në shëndet mangani. Ajo thotë se në vlera të ulëta është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim, por që në vlera të larta ndikon kryesisht në sistemin nervor qendror.
“Mangani është një element kimik, apo ma mirë me thanë metal, i llogaritur apo i klasifikuar te metalet e rënda. Në anën tjetër i ka dy dy drejtime në ndikimet në shëndet. Si metal esencial, në vlera të ulëta, është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim. Gjithkund ndodhet mangani. Edhe në ushqim, edhe në ajër, edhe në ujë. Është një prej metaleve më së shumti i shpërndarë në tokë. Vlerat prej 0.05 na orientojnë se nuk ka ndikim të dëmshëm në shëndet, mirëpo në anën tjetër ndikon në rritjen dhe zhvillimin tonë. Çdo vlerë që i tejkalon vlerat e parapame, si metal i rëndë shndërrohet në toksicitet, atakon kryesisht sistemin nervor qendror, mirëpo mund t’i prek edhe funksionet e tjera të organizimit”, ka thënë Nushi.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ky institucione është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU Prishtinën si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Ai ka thënë se Inspektoret e AUV-it janë për ditë në teren duke bërë kontrollin e vazhdueshëm në të gjitha institucionet edhe në të gjitha fushat.“Ne kemi bashkëpunuar prej ditës së parë me KRU Prishtina dhe me menagjmentin e këtij institucioni. Bashkëpunimi me AUV-in është i përhershëm.
Inspektoret e AUV-it janë për ditë në teren duke bërë kontrollin e vazhdueshëm në të gjitha institucionet edhe në të gjitha fushat në këtë rast edhe të gastronomisë”, tha ai./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...