Google ADS

​Mandl: Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën, e jo anasjelltas

17:20 | 12 Tetor 2022
K.B

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Evropës mes tjerash i është drejtuar komisionerit për Serbinë duke i thënë se, Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën, e jo anasjelltas.

Ai së pari ju ka uruar mirëseardhje komisionerëve në parlament.

Mandl ka folur për kërkesat e shteteve ndaj Kosovës që të jetë më e angazhuar në dialog, duke folur këtu për bllokimin që Serbia i ka bërë dialogut.

“Faleminderit. Mirë se vini komisioner në parlament. E di që keni forcën për të përballuar një debat të mirë parlamentar, kështu që përshtypja ime është, se sa i përket raportit për Serbinë, ai nuk vjen nga Komisioni Evropian, por nga një Univers tjetër. Dua të ndaj me ju pikëpamjen e qartë, se pikërisht në këtë Parlament, shumica dërrmuese ka votuar më 1 mars rezolutën, për shqetësimet e thella për këtë sjellje të Serbisë në lidhje me luftën dhe asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë. Cila është vija e kuqe për komisionin që të ndalet së pretenduari se Serbia, udhëheqja serbe, do të ishte një qeveri e rregullt në kuadrin e vlerave evropiane? Dhe pse i drejtoheni Kosovës që të jetë më e angazhuar në dialogun me Serbinë, ndërsa është Serbia ajo që po e bllokon Kosovën, e jo anasjelltas, ndaj ndoshta edhe ju duhet ta tërhiqni këtë deklaratë”, ka deklaruar Mandl. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme