Në ditën kur në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, tha se është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes dy vendeve.
Mandl përmes një postimi në Twitter shkroi se marrëveshja duhet të ketë edhe njohje dhe një të ardhme në paqe për të dyja vendet.
“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas një viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen, që u zbuluan globalisht, është koha për një marrëveshje që të hapë rrugën për pajtim, njohje dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Mandel.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare