Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka komentuar mandatimin e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë së Malit të Zi.
Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini.
“Një kryeministër shqiptar në krye të Malit të Zi! Në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini. Miqtë e mi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, duhet të japin votën e tyre për Dritan Abazoviqin dhe t’i japin fund ndikimit rus e forcave të errëta të shovenizmit të mykur serb”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin