Këshilli i Bashkimit Evropian, dje ka emëruar diplomatin sllovak, Miroslav Lajčák, për 12 muaj si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Demush Shasha, nga Instituti Epik vlerëson se emërimi i Lajčák ka për synim arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore po kjo nuk duhet parë si vendosje të një afati kohor për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
“Emërimi i z. Lajčák ka për synim arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, mandati i tij fillestar është 12 muaj. Ky mandat do të shqyrtohet me kalimin e kohës, pasi që është vetëm mandat fillestar. Mandati 12 mujor në asnjë formë nuk duhet parë si vendosje të një afati kohor për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por praktikë e brendshme institucionale e BE-së”, ka thënë Shasha.
Analisti politik, Gazmir Raci, thotë se Bashkimi Evropian e ka përgjegjësi me udhëheq çështjen e dialogut momentalisht. Sipas tij është e vështir me u arrit brenda një viti marrëveshje finale.
“Emërimi i Miroslav Lajčák për 12 muaj mendoj se është për shkak të problemeve të brendshme të vendimmarrjeve, sepse siç e dimë Bashkimi Evropian vendimet i ka kolegjiale, nuk është organizatë që vendimet i merr me konsensus dhe kjo mund te jetë arsyeja. Bashkimi Evropian e ka përgjegjësi me udhëheq çështjen e dialogut momentalisht sepse ja ka dhanë rezoluta e Kombeve të Bashkuara të Asamblesë së përgjithshme. Është e vështir me u arrit brenda një viti një marrëveshje finale, e cila domosdoshmërish do të duhej ti zgjidhte problemet një herë e përgjithmonë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Lajčák është një diplomat sllovak që më parë ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).
Ai ishte Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje-Hercegovinën në vitet 2007-2009, ndërsa gjithashtu vepronte si Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar atje.
Si një i dërguar personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Lajčák në emër të Bashkimit Evropian, mbikëqyri referendumin për pavarësinë e Malit të Zi më 2006./A.Zeka/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...