Manastirliu: Miratohet kontrata për 1 milion vaksina Pfizer, po planifikojmë 25 qendra shëndetësore

16:03 | 16 Shkurt 2022
A. B.

“Sapo kemi miratuar në Këshillin e Ministrave kontratën e re me kompaninë Pfizer për 1 milion doza vaksine gjatë 2022 dhe 500 mijë doza të tjera opsionale, nëse do të duhen, ku përfshihet gjithashtu edhe vaksinimi për fëmijët”, ishin këto fjalët e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu.

Ministrja ndodhej në përurimin e një qendre të rehabilituar në njësinë Këmishtaj të Divjakës, ku deklaroi se programi për rehabilitimin dhe ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore do të vijojë edhe këtë vit.

“Tashmë me përfundimin e fazës së parë të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, vijojmë me fazën e dytë, ku për vitin 2022 kemi planifikuar 25 qendra të reja shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen me standardet më të mira”, tha Manastirliu.

Të ngjashme