Shën Naum dhe Shëndaum është manastir ortodoks në Maqedoninë e Veriut, i dedikuar Shën Naumit mesjetar që e themeloi vet. Gjendet buzë liqenit të Ohrit, dhe është vetëm 29 kilometra nga qyteti.
Ta vizitosh qytetin e bukur të Ohrit në Maqedoninë e Veriut, e mos të shkosh tek vendi që quhet ‘Shën Naum”, thuajse nuk ke parë asgjë të bukur në këtë anë, raporton “Arbresh.info”.
Edhe pse rruga që të çon deri tek kjo bukuri përrallore ishte pak e lodhshme, me të mbërritur aty edhe lodhja hiqej, ajo shndërrohej në një energji hyjnore që me vete mund të mendosh se fjala lodhje nuk ekziston.
Nga bregu ku gjendet kisha ortodokse dhe aty ku është edhe manastiri i themeluar nga vet Shën Naumi, shihej një pamje panoramike, ku gërshetohet e kaluara dhe e tashmja.
Shën Naumit është një nga destinacionet turistike më të njohura në Maqedoni, Ballkan, Evropë dhe më gjerë, sa që është e pa mundur të mos takosh vizitorë të shumtë të kombësive të ndryshme.
Diçka që u vërejt shumë, për kundër që nuk dihet se cilës kombësi saktë i takonte Naumi, në këtë vend vëreheshin vizitorët ortodoksë, të cilët për të ndjell fat për ta dhe familjen ndiznin qirinj.
Aty afër gjendet edhe një gropë që njihet si bunar, ku vizitorët mund të hedhin monedha metalike dhe të mendojnë dëshirën, e cila thuhet se iu plotësohet.
Shën Naumi, kujt i takon ky vend?
Se si u themelua dhe nga kush ky vend i bukur, ka pak informacione e të cilat Arbresh.info ka arritur t’i gjejë.
I njohur si Naumi i Ohrit, por që nuk dihet nëse ishte vendas apo i ardhur në këtë anë e që ishte i banuar nga ilirët, por ishte i pushtuar nga romakët, e më pas nga sllavët e jugut. Naumi thuhet se u bë misionar i krishterë për banorët sllavë që sapo kishin ardhur në atë pjesë të territorit të Ilirisë së atëhershme.
Në vitin 867, ai u shugurua prift në Romë, për 22 vitet e ardhshme, sipas dorëshkrimeve të mbetura Naumi themeloi këtë manastir, e ai vazhdon të mbajë emrin e tij edhe trupi i tij është varrosur këtu.
Në vitin 910 vdiq ‘Shën Naumi’ (i njohur si Naumi i Ohrit). Informacioni mbi jetën e tij të hershme është i pakët.
Në shekuj, manastiri provoi disa zotërime: bullgar, shqiptar, grek, serb, osman; ishte pjesë e Shqipërisë për një periudhë të shkurtër prej vitit 1912 deri më 28 qershor 1925, kur Ahmet Zogu ia dorëzoi Jugosllavisë
Shën Naumi ishte pjesë e kufirit shqiptar, me vendim të Konferencës së Londrës më 1913, shprehimisht edhe zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë tek liqeni i Ohrit, do të jetë nga bregu perëndimor i liqenit nga fshati Lin, vazhdon diagonalja e kufirit është futur nën manastirin e Shën Naumit, brenda kufijve shqiptarë.
Në atë kohë qeveria serbo – kroato – sllovene kishte protestuar në gjykatën e Hagës, më 31.12 .1924. Por, edhe ky gjykim vendosi përfundimisht se Shqipërisë i takon manastiri i Shën Naumit. Çuditërisht 7 muaj më pas pra më 16 korrik të vitit 1925, në kohën sa ishte mbret Ahmet Zogu, Shën Naumi u bë pjesë e kufirit maqedonas, ku motivet ishin të pa përcaktuara, shkëmbimi apo dhurate mes dy qeverive të asaj kohe që ishin në të dyja vendet.
Sipas dorëshkrimeve që janë pjesë e dokumenteve, tregojnë se Shën Naumi u bë pjesë e qeverisë serbo – kroato – sllovene, mbi bazën e marrëveshjes 100 vjeçare, e cila skadon me 16 korrik të vitit 2025, e deri atëherë duhet pritur se a do t’i kthehet Shqipërisë, apo përfundimisht ky vend i bukur përgjithmonë do t’i mbetet shtetit të Maqedonisë së Veriut./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës