Manastiri i Deçanit ka rishpërndarë edhe një herë qëndrimin e Dioqezës së Rashkës lidhur me ngjarjet në Manastirin e Banjskës në Zveçan të cilin grupi terrorist e ka shfrytëzuar për t’u pozicionuar në sulmet kundër Policisë së Kosovës.
Në reagimin e Dioqezës së Rashkës thuhet se dënohet fuqishëm dhe në mnëyrë eksplicite sulmin e armatosur nga “sulmues të paidentifikuar të armatosur rëndë”, ndaj Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, denoncohet edhe ndërhyrja me forcë të personave të armatosur në manastirin e Banjskës , duke rrezikuar jetën e klerit dhe 40 pelegrinëve të pranishëm në Liturgjinë e së Dielës.
“Paqja dhe rendi duhet të ruhen në Kosovë dhe të gjithë qytetarët të mbrohen në mënyrë adekuate.”, thuhet në reagim/Arbresh.info
Earlier today the #Serbian #Orthodox #Church in #Kosovo strongly and explicitely condemned today’s armed assault by unidentified heavily armed assailants on #Kosovo police. The Church also denounced the forceful intrusion by armed individuals into the Banjska monastery,… pic.twitter.com/ItgkiBE0S3
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) September 24, 2023
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi