Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se ligji për rimëkëmbjen ekonomike është jetik për qytetarët dhe bizneset e vendit tonë në këtë kohë të mbijetesës për shkak të pandemisë.
Prandaj, sipas tij, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike duhet të shqyrtohet dhe aprovohet në procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Republikës.
Kështu ka vlerësuar deputeti Manaj, punëtorët dhe bizneset të përjetojnë dorën e shtetit në këto momente kur ata janë duke u ballafaquar me vështirësi dhe shteti duhet të jetë pranë tyre.
“Nuk ka përmbyllje të sesionit pranveror dhe shkuarje në pushim të Kuvendit, pa u përfunduar Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar në fund të postimit të tij në Facebook, deputeti Manaj.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...