Gjykata Kushtetuese më 2 dhjetor do të mbajë seancë dëgjimore në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi ndaj Qeverisë Hoti, raporton Ekonomia Online.
Kjo çështje që është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtuese gati gjashtë muaj më parë ende nuk ka marrë epilog.
Në këtë seancë është ftuar të marrë pjesë edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.
Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se kryetari i këtij Komisioni nuk duhet të shkojë në seancën dëgjimore publike.
Kurse Manaj ka thënë se nuk e refuzon ftesën e Gjykatës Kushtetues për pjesëmarrje në këtë seancë.
Evgjeli Thaci ka thënë se ka pritur që Manaj të thotë se nuk do të shkoj atje.
“Ju si kryetari i Komisionit nuk e keni konsensusin dhe mendoj që s’duhet të merrni pjesë në atë seancë”.
Deputeti i Nismës, Endrit Shala ka thënë se Manaj mund të jetë prezentë në seancë veç si deputet e jo si përfaqësues i Komisionit.
“…qëndrimi juaj mund të jetë si deputet, por jo si qëndrim i Komisionit andaj ku kisha kërkuar që mos të bëhet si rast debati i deputetit Arfiti që nuk po mund të jetë i pranishëm në atë seancë”.
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se Manaj është thirrur në atë seancë në cilësinë e kryetarit të këtij Komisioni.
“Cili do të jetë qëndrimi juaj si kryetar i këtij Komisioni në atë seancë, ta hapim këtë debat”.
Manaj më pas ka thënë se do ta paraqes qëndrimin e Komisionit për këtë çështje.
“…nëse më pyesin qëndrimin si deputet do ta jep atë që e kam thënë edhe më herët”.
Në Komision është formuar grupi punues për shqyrtimin e propozimeve për kandidatë të provimit të jurispodencës.
Deputeti Basha ka propozuar ta formojnë një grup punues për të shqyrtuar komplet aplikacionet e kandidatëve të propozuar.
Kurse bashkëpartiaku i tij, deputeti Artan Abrashi tha se Oda e Avokatëve ka shprehur shqetësim që s’ka kandidatë përfaqësues nga ta.
Por sipas kryetarit Manaj, Dastrit Pallaska është avokat që dhe mund të konsiderohet përfaqësues.
Kurse deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ka nevojë shtesë për hulumtim dhe për përvojën e punës së kandidatëve.
Në Komision është rishpallur konkursi për përzgjedhjen e një anëtari nga Shoqëria Civile të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje