Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të funksionalizojë Organin Shqyrtues të Prokurimit, Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, si dhe Bordin e Ankesave në Komisionin e Pavarur të Mediave.Shkëmb Manaj, në një konferencë për media ka thënë se për shkak të defunksionalizimit të këtyre institucioneve të pavarura, komunat kanë mbetur pa shfrytëzuar projekte milionëshe që ndikojnë te qytetarët dhe bizneset.
Sipas tij, vetëm Komuna e Prishtinës, deri më tani i ka të bllokuara mbi 13 milionë euro si pasojë e mosfunksionalizimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
“Qeveria e Kosovës, respektivisht shumica parlamentare për afro 1 vit kanë lënë jashtë funksionit institucione të pavarura si Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, si dhe Bordin e Ankesave në Komisionin e Pavarur të Mediave. Si pasojë e mbetjes jashtë funksionit të OSHP-së, komunat kanë mbetur pa shfrytëzuar projekte qindra miliona euro që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët, bizneset dhe në zvogëlimin e vendeve të punës në sektorin privat. Vetëm Komuna e Prishtinës nga mosfunksionalizimi i këtij institucioni deri më tani ka të bllokuara mbi 13 milionë euro”.
Manaj tutje tha se në kohën kur ngritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe e produkteve ushqimore ka zënë vend në Kosovë, nevojitet që AKK-ja të rifillojë punën për të mos rrezikuar rritjen e çmimeve në kundërshtim me ligjin në fuqi.
“Në këtë kohë kur ngritja e çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore ka kapluar vendin tonë, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe mirëqenien sociale të familjeve, mungesa e AKK-së rrezikon që këto çmime të ngritën në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi”.
Edhe mosfunksionalizimi i bordit të Ankesave në Komisionin e Pavarur të Mediave, zyrtarit të LDK-së duhet t’i rikthehet punës në mënyrë që të shqyrtohen ankesat kundër vendimeve të KPM-së.
Manaj tha se këto vonesa LDK-ja i cilëson si tentim dhe kapje e politizim të këtyre institucioneve të pavarura.
“Qeveria ka dështuar të zgjedhë kryetarin dhe anëtarët e OSHP-së për shkak të divergjencave brenda grupit parlamentar të VV-së duke tentuar të zgjedhin njerëz të afërt me pushtetin. Në situatën e rënduar socio-ekonomike, shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe produkteve ushqimore, kërkojmë nga Qeveria dhe shumica parlamentare që sa më shpejt që është e mundur të ndalin praktikën e defunksionalizimit të institucioneve të pavarura duke funksionalizuar këto institucione”.
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit