Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shkëmb Manaj ka thënë se nuk ekziston një rregullore, e cila tregon se si do të veprohet me mandatin e një deputet, i cili është dënuar në formë të prerë nga gjykata.
Manaj, në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mandatit të deputetit Ehtem Arifi, tha se anëtarët e këtij komisionit me datën 4 maj 2020, kanë pranuar një kërkesë nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ajo kërkon që Komisioni për Legjislacion të interpretoj çështjen e mandatit të deputetit Ehtem Arifi.
“Ky komision me 12 maj 2020 e ka shqyrtuar dhe ka konstatuar se asnjë dispozitë e rregullores së Kuvendit të Kosovës nuk flet për rastet kur deputeti e humb mandatin, përveç rastit në rastin siç përcaktohet në nenin 70 paragrafi 3 nën paragrafi 5 i Kushtetutës së Kosovës dhe neni 25 paragrafi 1 pika E ,e rregullores së Kuvendit, ku përcaktohet se deputeti e humb mandatin nëse në periudhën 6 mujore nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të kuvendit, nëse deputeti nuk i dëshmon faktet bindëse për këtë çështje kryetares së Kuvendit, atëherë kjo e fundit kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit”, u shpreh Manaj.
Ai, shton se pas rekomandimit të komisionit, kryetarja propozon kuvendit pushimin e funksionit të deputetit, kuvendi vendos për këtë çështje ne mbledhjen e radhës.
“Pra në bazë të rregullores së Kuvendit, komisioni përkatës për Legjislacion shqyrton çështjen e mandatit të deputetit vetëm në rastet siç përcaktohet në nenin 25 par. 1 pika E të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës. Komisioni ka rekomanduar kryetares që të ndjek praktikat e mëparshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Manaj./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...