Shkëmb Manaj është një prej zyrtarëve të LDK’së që kërkon publikisht të bëhet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Djali i aktivistit të vrarë të LDK’së, Shaban Manajt, shkruan se ky koalicion është vullnet i shprehur nga qytetarët.
Deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj, duke e lidhur me emrat e dy subjekteve, thotë se duhet ndodhë lidhja e marrëveshjes për formimin e Qeverisë, që Kosova të lëvizë përpara.
“Duhet të ndodh #LIDHJA e marrëveshjes politike që të filloj #LËVIZJA e Kosovës përpara sepse ky është vullneti i qytetarëve të Republikës sonë i shprehur me votën e lirë me datën 6 Tetor 2019”, ka shkruar deputeti.
Ai thotë se formimi i koalicioni duhet të ndodhë, sepse ky është vullnet i 430 mijë votuesve.
“Këtë rezultat të zgjedhjeve duhet ta materializojmë duke i dhënë vendit një qeveri dhe institucione demokratike që funksionojnë mbi bazë të ligjit e kushtetutës dhe që përfaqësojnë besimin qytetarë të afër 430 mijë votuesve”.
Manaj shkruan tutje se marrëveshja mes partive duhet të jetë dinjitoze dhe të përfaqësojë ato baras.
“Ne (LDK dhe LVV), duhet të përfaqësojmë vullnetin e sovranit për ndryshim, prandaj duhet të dakordohemi për një marrëveshje politike, të ndërtuar mbi parimin themeltar të mirëbesimit dhe sipas një formule të balancuar që siguron përfaqësimin dinjitoz të dy subjekteve tona politike në ndarjen e përgjegjësive shtetërore”
Në fund, ai shkruan se s’ka kohë për të humbur dhe se duhet të krijohen sa më shpejt institucionet. /Express/
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit