Mamografi mobil i cili është i destinuar për të zbuluar kancerin e gjirit tek gratë në tërë Kosovën, por që tash e një periudhë nuk është në lëvizje.
Pas shumë insistimesh arbresh.info arriti që ta xhiroj këtë mamograf për të realizuar storje, i cili tash e sa kohë po qëndron në oborrin e QKUK-së, më saktësisht pranë Qendrës Emergjente.
E arsye pse ky mamograf nuk është aktiv, është pandemia e përhapur në vend.
Kështu u shpreh edhe drejtori i Radiologjisë në QKUK, Bujar Gjikolli në një prononcim për arbresh.info
Ai tha se me këtë mamograf dhe mamografet tjera kanë qenë çdo herë në shërbim të grave.
“Ne si klinikë ofrojmë çdo ditë shërbime gjatë gjithë vitit. Klinika e Radiologjisë është përfshirë në kampanja gjatë muajit tetor, të cilat tani ne preferojmë t’i bëjmë gjatë tërë vitit. Kapacitetet tona janë që kemi mamografin statik i cili funksionon çdo ditë dhe i ftojmë gratë gjatë tërë vitit që të vijnë të bëjnë diagnostikimin”, deklaroi Gjikolli.
Ai po ashtu thotë se mamografi është në gjendje të mirë dhe funksional.
“Ndërsa kemi edhe mamografin mobil që ia ofrojmë qyteteve tjera që mendojnë të bëjnë kampanjë dhe e shfrytëzojmë atë, këtë vit për shkak të Covidi 19 nuk kemi mund ta shfrytëzojmë ashtu si çdo vit”, shprehet Gjikolli.
Sipas tij, janë bërë të gjitha rregullimet e nevojshme dhe tashmë është funksional.
Ndryshe, Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh.
Si i lëvizshëm që është, ideja e projektit ka qenë që të dërgohet nëpër secilën komunë, veçanërisht në zonat e thella rurale, atje ku gratë e kanë të vështirë teknikisht e edhe financiarisht të bëjnë kontrollin./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit